Bayern Munich është gjithmonë i kujdesshëm ndaj talenteve të reja dhe në Akademinë e ekipit gjerman ka shumë të tillë që kanë dalë në të kaluarën dhe vazhdojnë të dalin tani!
Mes tyre, edhe një shqiptar. Në akademinë e gjigantëve të Gjermanisë luan Behar Neziri. 18-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës dhe është pjesë e Bayern U19.
Ditën e sotme bavarezët njoftuan shtyrjen e kontratës së tij deri në verën e vitit 2023, duke konrmuar besimin te talenti me pasaportë gjermane dhe kosovare.
Neziri është emër i njohur për përfaqësueset e moshave të Shqipërisë dhe Kosovës. Në të shkuarën ai është grumbulluar nga Shqipëria U16 dhe Kosova U17.