×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Florian Kamberi bëhet me skuadër të re

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Florian Kamberi do ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez.

    Kamberi ka bërë një tjetër hap mbrapa në karrierën e tij duke u transferuar në kategorinë e tretë e futbollit anglez, shkruan FrontOnline.

    Gjithsesi sulmuesi i Kombëtares shqiptare i cili në gjysmën e dytë të edicionit të kaluar luajti i huazuar tek Aberdeeni në Skoci duke mos realizuar asnjë gol, është transferuar te një skuadër me emër të madh në futbollin anglez siç është Sheffield Wednesday që këtë edicion militon në League One.

    Kamberi është transferuar në Angli në formë huazimi për një vit nga zviceranët e St Gallen të cilët zotërojnë kartonin e tij.

    Sulmuesi nga Kosova më parë ka luajtur edhe për skuadra si Grasshoppers, Karsluher, Hibernian e Glasgow Rangers./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport18 Korrik 2025
    Klube të fuqishme saudite po përpiqen të tundojnë yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, me një ofertë që ka tronditur botën e...
    Sport18 Korrik 2025
    Malisheva e ka pësuar humbjen më të rëndë në garat europiane. Pasi pësoi minimalisht 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Malisheva...
    Sport17 Korrik 2025
    Klubi futbollistik nga kryeqyteti, FC Prishtina, nga ora 20:00 do të jetë nikoqire e skuadrës moldave FC Sheriff Tiraspol, në “Fadil Vokrri”....
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka bërë të ditur se ditëve në vijim pritet përsëri ngritje graduale e vlerave...
    Lajme18 Korrik 2025
    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Prokshi ka protestuar në heshtje të enjten para Kuvendit, pak para nisjes së seancës së...
    Lajme18 Korrik 2025
    Në Kampin Villaggio Italia në Pejë u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve për kontingjentin italian të misionit të udhëhequr nga NATO,...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale ka refuzuar kërkesën për lirim të parakohshëm të Mico Stanishiq, ish-Ministër i Brendshëm i Republikës Srpska. Vendimi...
    Lajme18 Korrik 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për rastin “Banjska”. Seanca do të mbahet ndaj të akuzuarëve...
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.