×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Florent Hasani rikthehet në Hungari, bëhet me skuadër të re

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Florent Hasanit nuk i ka ecur mirë aventura në Izrael, derisa është larguar nga elita e futbollit izraelit.

    Ish-futbollisti i Trepçës ’89 është rikthyer sërish në Hungari, shkruan FrontOnline.

    Reprezentuesi i Kosovës i është bashkuar Gyirmotit, skuadër e cila u inkuadrua sivjet në elitë.

    Njoftimi i plotë i klubit hungarez:

    “Klubi ynë nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me futbollistin Florent Hasani”.

    “Anësori 24-vjeçar, i cili më parë ishte zgjedhur si më i miri në Superligën e Kosovës, nuk do të jetë një risi për futbollin hungarez, pasi ai ka luajtur për Diosgyor në 91 ndeshje , duke shënuar dhjetë gola”.

    “Florent fitoi Kampionatin e Kosovës me KF Trepça’89 Mitrovicë në moshën 19 vjeç (duke shënuar 16 gola në 33 ndeshje dhe duke dhënë 12 asistime) si dhe një Superkupë dhe ishte i rregullt në ekipin kombëtar U21 të Kosovës”.

    “Ai ka luajtur në ekipin e të rriturve të Kosovës tetë herë deri më tani, ku tashmë ka shënuar një gol”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve....
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvilloi ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë” ishin plotë shpresë që me një fitore sot do...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Një burrë në Lepinë të Graçanicës ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e fabrikës së tij, thuhet...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë. Sipas raportit 24-orësh, KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Ai e quajti Bullgarinë vend...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar...
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në fshatin Bube të Zubin Potokut, një njësit i KFOR-it ka vërejtur tre automjete dhe një furgon, të cilët dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.