Hansi Flick është edhe zyrtarisht trajner i Kombëtares së Gjermanisë.
Trajneri 56-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Gjermaninë, shkruan FrontOnline.
Flick do ta marrë pozitën e trajnerit pas Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ku Gjermaninë do ta drejtojë Joachim Low.
Flick ishte ndihmës i Lowit nga viti 2006 deri në vitin 2014, ku së bashku e fituan Kampionatin Botëror në vitin 2014.
Trajneri gjerman ishte së fundmi trajner i Bayern Munichut, ku fitoi shtatë tituj për dy vite./FrontOnline/