Ashtu siç edhe pritej, Fidel Ylli është presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar. Pas asamblesë së ditës së sotme, ku është votuar për presidentin dhe drejtuesit e tjerë të KOKSH, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni me shumicë votash.
Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.
Në asamblenë e ditës së sotme nuk munguan as debatet mes kandidatëve për president, me Martin Bibën që kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, por kjo nuk u realizua.
Ylli shihej edhe si favoriti kryesor për t’u zgjedhur si president i KOKSH dhe kjo ndodhi. Akuza të shumta kishte gjatë asamblesë, me FSHF që kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve gjithashtu.
Ylli është zgjedhur në krye të KOKSH pa votën e FSHF dhe disa federatëve të tjera, të përjashtuara për arsye procedurale.
Në krye te KOKSH, Fidel ylli pason Viron Bezhanin, i cili ishte shkarkuar pak kohë më parë. Kujtojmë se në të kaluarën, Ylli ka qenë një mundës me emër./Panorama/