SC Gjilani dhe Edison Kqiku kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit “kuqebardhë”.
Me kontratën e re të nënshkruar talenti gjilanas, Edison Kqiku do të jetë pjesë e “Skifterave” deri në vitin 2024.
Klubi e falënderon për besimin lojtarin në fjalë dhe të njëjtën kohë i uron suksese.
Kujtojmë se ky është rinovimi i dytë brenda ditës së hënë te gjilanasit, pasi pak orë më parë Gjilani njoftoi se kishte vazhduar kontratën edhe me kapitenin, Ylber Kastratin.
https://www.facebook.com/scgjilani/posts/876165316302819