Klubi elitar zviceran, Zurich ka njoftuar të enjten se i ka ndarë rrugët me dy futbollistë nga Kosova.
Gjegjësisht, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli nuk do të jenë pjesë e Zurichut tani e tutje, shkruan FrontOnline.
Në rrjetin social “Twitter”, Zurich ka njoftuar se dy reprezentuesve të Kosovës iu ka skaduar kontrata.
“Ka disa ndryshime në FC Zurich. Kontratat e Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut nuk do rinovohen në verë. Ne duam t’i falënderojmë Benji dhe Heki për punën e tyre dhe iu urojmë sukses dhe fat në të ardhmen”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga Zurich./FrontOnline/
Im Rahmen der Kaderplanung kommt es zu weiteren Mutationen beim #FCZ. Die Verträge von Benjamin Kololli und Hekuran Kryeziu werden nicht verlängert:
👉🏽https://t.co/VERSIDmN2m#fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/xie9vXuzze
— FC Zürich (@fc_zuerich) June 3, 2021