Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i është “dorëzuar presionit” mediatik duke e ftuar Mirlind Dakun për ndeshjet e muajit qershor.
Pavarësisht 31 golave këtë edicion me Ballkanin, Daku nuk ishte ftuar nga Challandes fillimisht për këto dy ndeshje, shkruan FrontOnline.
Por, pas mungesave të Arijanet Muriqit dhe Ibrahim Dresheviqit, Daku ka zënë vend në këtë listë.
Gjithashtu, në vend të Muriqit, është ftuar portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Challandes në konferencën e sotme për shtyp.
Bëhet e ditur se Dresheviq është infektuar me virusin korona, kurse Muriq është lënduar./FrontOnline/