Adrijan Rudaj Rudoviq është ftuar nga Përfaqësuesja e Malit të Zi për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Më 2 qershor, malazezët përballen me Bosnjën, kurse tri ditë më vonë me Izraelin, shkruan FrontOnline.
“Adrijan Rudaj Rudoviq është ftuar në Përfaqësuesen e Malit të Zi. Futbollisti yë Adrijan Rudoviq është ftuar për herë të parë nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Suksese Adrijan. Më se e merituar”, është thënë ndër të tjera në faqen e Deçiqit në “Facebook”.
Te Mali i Zi sërish është ftuar edhe mesfushori tjetër shqiptar, Kristjan Vulaj.
Rudoviq në 30 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion e ka shënuar një gol, kurse Vulaj ka shënuar 11 gola.
Ndryshe, Deçiqi si nënkampion i Malit të Zi e ka siguruar daljen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës.
Gjithashtu, skuadra shqiptare nga Tuzi është kualifikuar në finale të Kupës së Malit të Zi./FrontOnline/