Para debutimit në garat evropiane dhe para fillimit të edicionit të ri, Llapi ka filluar me përforcime.
Pas Alef Firminos dhe Drilon Fazliut, klubi nga Podujeva ka transferuar Dren Ahmetin, shkruan FrontOnline.
22-vjeçari ka qenë së fundmi pjesë e Vushtrrisë, derisa luan si sulmues i krahut të djathtë.
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10159184116092243?__cft__[0]=AZWEnlFOeGIpLhAQW69a4LpbmbDpLJRszoGdAxdKTIP2XxV0Vkom6RJxORWMJZOIEVEavSsWpGT-96kJAowrCC3YdWy3SA-s4lpFfulT2Bkha2laaQ0bAWRqU2v2YebajZAzYD2IUV8RnNidhNqyifDu&__tn__=%2CO%2CP-R
Njoftimi i plotë i Llapit:
“Mirësevjen Dren Ahmeti!
22 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë
Podujevë, 28 maj 2021 – Sulmuesi i krahut të djathtë i lindur në Vushtrri, pjesë e Vushtrrisë në dy edicionet e fundit, me të cilin klub kishte nisur hapat e parë dhe i kishte kaluar të gjitha kategoritë e reja. Ky është Dren Ahmeti, futbollisti i cili për 3 vitet e ardhshme ka zgjedhur të mbroj ngjyrat e KF Llapit.
Dren Ahmeti, 22 vjeç, i lindur më 08.06.1998, i gjatë 1.76 m, në qershor të këtij viti mbush 23 vite. Karrierën prej futbollisti e kishte nisur tek skuadra e Vushtrrisë, pjesë e së cilës ishte deri këtë edicion. Ahmeti është sulmues i krahut të djathtë dhe të majtë si dhe mesfushor ofensiv. Në edicionin e fundit për Vushtrrinë arriti të realizoj 2 gola dhe asistoj në 6 të tjerë.
Ahmeti: I lumtur për zgjedhjen, do të jap më të mirën nga vetja për klubin
“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur i bashkohesh një skuadre me traditë, tashmë skuadër që merr pjesë në gara evropiane. Do ta bëj maksimumin tim dhe iu premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja për klubin. Falenderoj trajnerin Tahir Batatina për besimin që ma dha të jem pjesë e klubit. Me punë e angazhim do të shkruajmë histori së bashku në Evropë. ‘Legjendave’ u premtoj gola e asistime e ndeshje të mira në vazhdimësi që Llapi të jetë sa më lartë në tabelë, pse jo, dua edhe titullin kampion me këtë skuadër”, përfundoi Ahmeti për faqen zyrtare të klubit“./FrontOnline/