Pas Erlis Frashërit, nga Drenica është konfirmuar edhe një largim tjetër.
Mbrojtësi Donald Rapo ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me klubin drenicas, shkruan FrontOnline.
Rapo që erdhi te Drenica me insistimin e ish-trajnerit të skuadrës, Bledar Devolli, tashmë është futbollist i lirë.
“Nga sot nuk jam pjesë e Drenicës. Dua të falënderoj shokët e skuadrës si dhe presidentin për bashkëpunimin. I uroj suksese Drenicës në vazhdim”, ka shkruar Rapo në “Facebook”./FrontOnline/