Kevin de Bruyne ka shënuar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Manchester City deri në vitin 2025, ka njoftuar klubi anglez.
Mesfushori belg, i cili u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Premierligës herën e kaluar, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Man Cityn, shkruan FrontOnline.
De Bruyne kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, por “Qytetarët” donin ta mbanin edhe më tej në skuadër futbollistin e tyre më të mirë.
“Nuk mund të isha më i lumtur se tani. Unë ndihem si në shtëpi. I dua tifozët, familja ime është përshtatur këtu në Mançester dhe unë jam zhvilluar shumë”, ka thënë De Bruyne.
“Klubi kërkon suksese dhe mua më ofron gjithçka që t’i rrisë përformancat e mia. Kështu, që kontrata e re ishte vendim i duhur”, tregoi ai./FrontOnline/