Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis ciklin eliminator për Kampionatin Botëror “Katar 2022” të dielën e 28 marsit.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë me fillim nga ora 20:45, shkruan FrontOnline.
Tashmë, janë caktuar edhe gjyqtarët që do ta vënë drejtësinë në këtë përballje.
Fjalën kryesore do ta thotë se gjyqtari nga Hungaria, Tomas Bognar.
Dy ndihmësit e tij do të jenë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.
Kurse, gjyqtar i katërt do të jetë Ferenc Karako. /FrontOnline