Mervan Bejtullahu është caktuar për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e barazhit mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89.
Bejtullahu do ta ndajë drejtësinë së bashku me Granit Hysenin dhe Fatmir Sekiraqën, shkruan FrontOnline.
Kurse, gjyqtar i katërt do të jetë Shpëtim Murtezi.
Ndryshe, ndeshja e sotme mes klinasve dhe mitrovicasve luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 16:00.
Skuadra që e fiton këtë ndeshje e siguron pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm./FrontOnline/