×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Bujar Pllana i bashkohet Prishtinës

    FrontOnline
    19 Janar 2022

    Prishtina e ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin Bujar Pllana në faqen zyrtare të klubit.

    Pas largimit nga Feronikeli, Pllana ka vendosur t’i bashkohet kampiones në fuqi të Kosovës, raporton FrontOnline.

    Mbrojtësi 20-vjeçar që ftohet vazhdimisht nga Kosova U21, ka pasur paraqitje të mira këtë edicion.

    Ai i është bashkuar Prishtinës edhe në përgatitjet në Antalia të Turqisë.

    Njoftimi i plotë i Prishtinës:

    Mirë se vjen Bujar Pllana!👏
    FC Prishtina njofton opinionin se mbrojtësi Bujar Pllana u është bashkuar zyrtarisht kampionëve në fuqi të Kosovës, duke nënshkruar kontratë me kryeqytetasit.
    Pllana është 20-vjeçar dhe luan në qendër të mbrojtjes, si dhe mbrojtës i djathtë.
    Ai së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, ekip me të cilin u nda javë më parë, pas një stinori shumë të mirë në aspektin individual.
    Bujari, që është zhvilluar si futbollist te Trepça ’89, është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21.
    Shtatlarti (1.87) është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Antalia, me ç’rast e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
    𝑨𝒓𝒅𝒉𝒋𝒂 𝒕𝒆 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒂 – Prishtina është klubi i madh dhe më me traditë në futbollin e Kosovës, andaj paraqitja në këtë fanellë është nder i madh. Nuk kam menduar shumë kur më erdhi oferta për t’iu bashkuar ekipit, sepse për mua do të thotë shumë që ta bart një fanellë të Prishtinës, e cila për për çdo lojtar është me peshë të madhe.
    𝑺𝒚𝒏𝒊𝒎𝒆𝒕 – Dua që t’u premtoj trajnerëve, bashkëlojtarëve, drejtuesve të klubit dhe tifozëve se do ta japë më të mirën time që Prishtina t’i arrijë synimet e saj. Do të angazhohem maksimalisht që ta zë një vend në përbërjen bazë.
    𝑨𝒎𝒃𝒊𝒆𝒏𝒕𝒊𝒎𝒊 𝒎𝒆 𝒆𝒌𝒊𝒑𝒊𝒏 – Në ekip më kanë pritur shumë mirë. Atmosfera në skuadër është tejet pozitive dhe e kam gjetur një grup shumë të mirë. Tani në Antalia po punojmë dhe angazhohemi maksimalisht që për pranverë të jemi sa më të përgatitur“./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Prindërit e Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë drejtuar me një letër prokurorit të ri të rastit. Me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Nëse e ke mendjen te Berlini, qyteti i kontrasteve, i historisë dhei ritmeve moderne – tani është koha e duhur për të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ramadan Morinës, sot iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ai dyshohet për krime të luftës në Kosovë, duke...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Lëvizja Vetëvendosje para disa ditësh ka kandiduar për kryetar komune të Istogut Astrit Bujupajn. Bujupaj është dhëndër i pronarit të kompanisë “Mercom”...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Ditëve të fundit, Shqipëria po përballet me vatra të shumta të zjarrit të cilët edhe po ua rrezikojnë jetën qytetarëve në disa...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Në pikën kufitare të Horgoshit, mes Hungarisë dhe Serbisë, policia serbe ka arrestuar dy persona, H.E. 49-vjep dhe B.E. 52-vjeç, dyshohet shtetas...
    Lajme14 Gusht 2025
    Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovë. Drejtori i vjetër, Ilir Murtezaj, ia dorëzoi...
    Lajme14 Gusht 2025
    Lulzim Dragidella, kandidat i Vetëvendosjes për komunën e Klinës, ka vendosur të tërhiqet komplet nga kjo parti. Përmes një shkrimi të gjatë,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Ramadan Morina, si i dyshuar për krime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.