Juventusi ka konfirmuar se Leonardo Bonucci ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mbrojtësi i Juventusit është rikthyer nga grumbullimi me Italinë, derisa Federata e Futbollit e Italisë njoftoi se katër anëtarë të stafit janë infektuar me virusin korona, shkruan FrontOnline.
“Bonucci, pas rikthimit nga Kombëtarja e Italisë, këtë mëngjes iu nënshtrua testit për COVID-19, i cili rezultoi pozitiv”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
“Futbollisti tashmë është vetëizoluar në shtëpi”, thuhet më tej.
Para derbit ndaj Torinos të shtunën, trajneri Andrea Pirlo ka më pak opsione në mbrojtje pasi edhe Merih Demiral është infektuar me COVID-19./FrontOnline/