Kapiteni i Vushtrrisë, Drilon Fazliu është transferuar te skuadra e Llapit.
Sulmuesi 20-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Llapin dhe përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve ndërkombëtare, përcjell FrontOnline.
Fazliu ishte i piketuar nga shumë skuadra kosovare, por zgjedhja e tij ishte Llapi dhe padyshim që edhe klubi llapjan është i kënaqur që pas një kohe të vëzhgimit arriti t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit vushtrrias.
Drilon Fazliu, 20-vjeçar, i lindur më 17 nëntor 2000, i gjatë 1,77 m është sulmues qendre.
Përveç pozitës së sulmuesit të qendrës, ai mund të luajë edhe si sulmues i krahut të majtë dhe të djathtë.
Ka luajtur në Vushtrri. Në edicionin e fundit, Fazliu kishte realizuar shtatë gola, ndërsa sa ishte Vushtrria pjesë e Superligës në edicionin 2019/20 kishte realizuar dhjetë gola, tetë në kampionat dhe dy në kupë./FrontOnline/