Kevin Price-Boateng assesi të bëhet rehat. Ai tashmë është rikthyer në Bundesliga te Hertha Berlini.
Futbollisti nga Gana është rikthyer te klubi nga Berlini, aty ku edhe e nisi karrierën, shkruan FrontOnline.
Ish-ylli i Milanit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
Boateng së fundmi ishte pjesë e Monzas në Serie B, teksa në të kaluarën ka luajtur te Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Portsmouth, Genoa, Milan, Schalke 04, Las Palmas, Eintracht Frankfurt, Sassuolo, Barcelona, Fiorentina e Besiktas./FrontOnline/