Gjilani ka bërë me dije se ia ka vazhduar kontratën njërit prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Bëhet fjalë për Besar Musollin, i cili do ta vazhdojë aventurën te klubi gjilanas, shkruan FrontOnline.
Me kontratën e re, Musolli do të jetë pjesë e Gjilanit deri në verën e vitit 2024.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur ta vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Besar Musollin edhe për tri edicione të radhës”, thuhet në njoftimin e Gjilanit në faqen zyrtare./FrontOnline/
https://www.facebook.com/scgjilani/posts/872680399984644