Karim Benzema do të jetë i grumbulluar me Francën për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit të Real Madridit te “Gjelat”, shkruan FrontOnline.
“Bomberi” francez, përkundër formës së mirë, ka munguar në pesë vitet e fundit te Kombëtarja e Francës.
“Benzema dhe unë kisha nevojë për një bisedë dhe e zhvilluam atë, si trajner i ekipit kombëtar gjithmonë kam shikuar përtej ndjenjave të mia. Është një vendim për të cilin u mendova gjatë”, ka deklaruar trajneri francez.
Benzema në nivel ndërkombëtar ka realizuar 38 gola për Francën.
Ndryshe, “Euro 2020” fillon më 11 qershor dhe mbyllet më 11 korrik./FrontOnline/