Nicklas Bendtner i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij si futbollist.
“Lordi” 33-vjeçar ka vendosur të pensionohet nga futbolli, shkruan FrontOnline.
“Duhet të kuptoj se si futbollist e kam një datë pensionimi. Më mungon futbolli tashmë. Kjo më ka dhënë shumë dhe tani dua të kërkoj diçka tjetër”, tha ai.
Bendtner nuk ka qenë pjesë e asnjë skuadre që një vit e gjysmë.
Ai u transferua tek Arsenali në moshë të re, derisa më vonë luajti edhe te Juventusi, Wolfsburgu dhe Rosenborgu.
Për Kombëtaren e Danimarkës, Bendtner bëri 81 paraqitje, ku ai shënoi 30 gola./FrontOnline/