Daniel Lekndreaj i ka dhënë fund aventurës me klubin e Prishtinës në basketboll.
Basketbollisti nga Shqipëria e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetin social “Instagram”, shkruan FrontOnline.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka njoftuar se për arsye familjare, është larguar nga Prishtina.
https://www.instagram.com/p/CNiQn9aHSeC/?utm_source=ig_web_copy_link
Njoftimi i plotë i Lekndreajt:
“Ishte kenaqesi dhe privilegj per mua qe te luaj per ekipin e Prishtines. Kam luajtur me zemer dhe jam munduar te jap maksimumin ne çdo ndeshje. Jam i detyruar qe per arsye familjare te mos jem me pjese e ekipit qe nga dita e sotme. Falenderoj drejtuesit dhe stafin per besimin dhe mbeshtetjen qe me kane dhene, duke mos harruar kurrsesi tifozat e zjarrte per te cilet do te ruaj gjithmone respekt te madh“./FrontOnline/