Barcelona ka njoftuar Real Betisin se do ta shfrytëzojnë opsionin e rikthimit të Emerson Royalit nga 1 korriku pas dy vitesh i huazuar te klubi andaluzian.
I lindur në Brazil, Emerson është një mbrojtës i djathtë, që është ftuar tashmë nga Brazili për Kupën e Amerikës, shkruan FrontOnline.
Emerson do të jetë prurje e re për trajnerin Ronald Koeman para fillimit tv edicionit të ri.
Në Real Betis, ai bëri 79 paraqitje në dy edicione.
Edicionin e kaluar, Emerson ndihmoi skuadrën e Manuel Pellegrit ta zë vendin e gjashtë në La Liga dhe të kualifikohet në Ligën e Evropës./FrontOnline/