Humbja e sotme nga Arbëria i ka kushtuar me punë trajnerit Bledi Shkëmbi.
Klubi Futbollistik “Ballkani” ka vendosur që t’i ndajë rrugët me të, menjëherë pas disfatës ndaj Arbërisë (2-3)
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga Suhareka.
“Njoftim per Opinionin futbolldashes,
Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.
E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen”, thuhet në njoftim e FC Ballkanit.
Ballkani mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 67 pikë, pesë më pak se lideri Prishtina dhe dy më pak se Drita që ndodhet në zonën evropiane.