Me rekomandim të stafit mjekësor, futbollisti i Hammarbyt, Astrit Selmani, nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme miqësore të Kosovës kundër Maltës.
Përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes për këtë ndeshje, ky i fundit pas ekzaminimeve mjekësore dhe rekomandimit të stafit mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë me aktivizimin e tij, njofton FFK, përcjell FrontOnline.
Tani, Selmani do të rikuperohet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për miqësoren e sotme./FrontOnline/