Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në muajin qershor, Argjentina do të përballet me Kilin dhe Kolumbinë, shkruan FrontOnline.
Përzgjedhësi Lionel Scaloni i ka efasuar të gjithë pasi në këtë listë mungojnë dy sulmuesit, Mauro Icardi dhe Paulo Dybala.
Icardi mungon shkaku i formës së dobët te Paris Saint-Germaini.
Ndërkaq, Dybala është duke u rehabilituar nga një lëndim te Juventusi.
Në këtë listë të ftuar janë Lionel Messi, por edhe Angel Di Maria./FrontOnline/