Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Gara më e madhe në Evropë për shtete do të nis nga 11 qershori dhe do të mbyllet më 11 korrik, shkruan FrontOnline.
Përzgjedhësi Gareth Southgate ka publikuar listën preliminare me 33 futbollistv, derisa në javën e ardhshme do ta shpallë listën finale.
Në grupin përkatës në “Euro 2020”, Anglia do të përballet me Kroacinë, Skocinë dhe Republikën e Çekisë./FrontOnline/