Finalja e Kupës Carabao mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt do të luhet me tetë mijë tifozë të pranishëm në tribuna.
Biletat për tifozët do të ndahen proporcionalisht për të dyja klubet për ndeshjen që luhet në “Wembley” më 25 prill, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, një pjesë e bieltave do t’ju takojë edhe stafit mjekësor.
Rick Parry, zyrtar i Ligës së Futbollit të Anglisë ka thënë se kjo është një arritje e madhe.
Më 18 prill, gjysmëfinalja e Kupës FA mes Leicester Cityt dhe Southamptonit do të ketë katër mijë tifozë, kurse finalja e 15 majit 21 mijë tifozë.
Në këto ndeshje, tifozët që vijnë në stadium duhet të shfaqin “pasaportën e vaksinimit” kundër COVID-19, apo testet negative të bëra së fundmi./FrontOnline/