Ashtu siç kanë raportuar mediat italiane, Andrea Pirlo është shkarkuar nga posti i trajnerit te Juventusi.
Klubi italian ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin italian, shkruan FrontOnline.
Pirlo e mori drejtimin e Juventusit në edicionin e kaluar, derisa nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë e tij.
Gjithashtu, raportohet se “Zonja e Vjetër” e ka gjetur zëvendësuesin e tij tashmë.
Bëhet fjalë për Maxi Allegrin, me të cilin Juventusi fitoi pesë tituj të Serie A-së dhe e kualifikoi skuadrën në dy finale të Ligës së Kampionëve./FrontOnline/