Sergio Aguero i është bashkuar zyrtarisht Barcelonës me parametra zero pas largimit nga Manchester City.
32-vjeçari i është nënshtruar testeve mjekësore në “Camp Nou” sot para se të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin katalunas, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Barcelona në uebsajtin zyrtar të klubit.
“Futbollisti do të nënshkruajë kontratë deri në fund të edicionit 2022/23 dhe klauzola e tij e lirimit do të jetë 100 milionë euro”, njofton Barcelona./FrontOnline/