×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Agim Zeka përforcon Prishtinën

    FrontOnline
    20 Janar 2022

    Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, rikthehet aty ku e nisi karrierën si futbollist, te FC Prishtina.

    Zeka ka nënshkruar kontratë me klubin nga kryeqyteti kosovar pas gjashtë muajve të kaluar te FC Drita.

    Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja.

    Zeka gjatë këtyre viteve ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri) para se të transferohet te Drita.

    23-vjeçari këmbëshpejt me teknikë të zhvilluar e ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit FC Prishtina, teksa flet edhe për përgatitjet që po kryen skuadra në Antalia.

    Zeka ka folur si futbollist bardhekaltër për faqen zyrtare të klubit.

    Rikthimi – Prishtina është klubi i zemrës dhe jam rikthyer me shumë dëshirë. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është nder për mua të paraqitem për ekipin në këtë vit kur edhe festohet 100 vjetori i themelimit të klubit.

    Puna – Tash e disa ditë kam nisur përgatitjet me ekipin, tashmë jemi në Antalya dhe çdo gjë po shkon shumë mirë. Jemi duke punuar për të qenë të përgatitur maksimalisht për stinorin pranveror.

    Premtimi- Premtoj edhe atomin e fundit kur të më jepet mundësia për të mirën e skuadrës, Prishtina gjithmonë synon vetëm majat.

    Nga Rubrika
    Sport28 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, e ka pritur të mërkurën në kabinetin e tij kapitenin e Kombëtares Shqiptare në futboll,...
    Sport28 Maj 2025
    Barcelona po ndërmerr hapa drejt transferimit të sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford. 27-vjeçari nuk është më i dëshiruar nga klubi, ndërsa...
    Sport28 Maj 2025
    UEFA ka vlerësuar rolin historik të Shqipërisë si vend mikpritës i Kampionatit Europian për U17, me një artikull të dedikuar në faqen...
    Të tjera
    Vip28 Maj 2025
    Para disa dite më, Gjesti, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, ka bërë një veprim që nuk kaloi pa u vënë...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:25, QMF në Zubin Potok është informuar për një person pa shenja jete...
    Lajme28 Maj 2025
    Zgjedhjet e mbajtura më 23 shkurt në Gjermani kanë prodhuar institucione të reja. Qeveria Federale do të drejtohet nga kancelari 69 vjeçar,...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka përditësuar postimin në Facebook për një operacion të kërkim- shpëtimit. Në njoftim thuhet se janë...
    Lajme28 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po merr pjesë në ngjarjet që po organizohen në kuadër të ndarjes së...
    Lajme28 Maj 2025
    Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.