Pas Sadam Sulleyt dhe Josip Tomaseviqit, Prishtina ka njoftuar për largimin e radhës, raporton FrontOnline.
Bëhet fjalë për Agim Zekën, futbollistin ofanziv që i ka ndarë rrugët me klubin kryeqytetas.
Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Prishtinës pasi që me marrëveshje është larguar nga skuadra më e madhe në Kosovë.
Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç’rast e ka shënuar edhe një gol.
Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja.
Zeka më pas ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri), Drita, para se të transferohet te Prishtina.
Përpos tij, Prishtina ka konfirmuar largimin edhe të Aleksandar Ristevskit.