Trajneri i mirënjohur portugez, Jose Mourinho i ka ndarë rrugët me Tottenhamin gjatë ditës së djeshme.
Në fakt, trajneri karizmatik është shkarkuar nga klubi anglez pas 17 muajsh në krye të skuadrës, shkruan FrontOnline.
Tashmë, Tottenhami e ka zyrtarizuar pasardhësin e Mourinhos në krye të skuadrës.
Bëhet fjalë për Ryan Masonin, i cili do ta drejtojë Tottenhamin deri në fund të edicionit.
Ai është vetëm 29-vjeçar dhe deri më tash është marrë me grupmosha të reja.
Nga karriera si futbollist, u pensionua në vitin 2018 shkaku i një lëndimi të rëndë./FrontOnline/