Yll Buleshkaj drejtor i Zyrës për certifikim të partive politike i ka rekomanduar KQZ-së që lista e kanidatave më deputetë nga subjektet politike të certifikohet ashtu si është për shkak qe Zyra nuk ka arritur të zbatojë plotësisht nenin 29 shkronja q.
“Zyra nuk ka mujt me verifiku për shkak të informatave të dyanshme që ka marrë”, ka thënë ai.
Sipas tij ka kandidatë që kanë probleme, por që zyra që udhëheqë ai nuk ka mundur t`i verifikojë.
Ndërsa Valdete Daka, ka thënë se nga ky rekomandim i Zyrës nuk e kanë të qartë se cilët kandidatë mund të certifikohen e cilët jo.
“Unë këtu e kam një rekomandim i cili nuk na shpjegon se a i përmbushin kandidatët kërkesat apo jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon dhe bën rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9. Unë kisha dashtë të na sillen dokumentet sepse nuk i kemi. Nuk e kemi të qartë cili i plotëson kushtet e cili jo”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Buleshkaj i është përgjigjur duke i thënë se për zyrën të gjithë i kanë plotësuar kushtet, por që te shkronja q nuk e kanë të qartë.
Ndaj rekomandimit të Buleshkajt ka reaguar edhe Sami Hamiti, anëtar i KQZ nga LDK.
Ky i fundit e ka akuzuar të parin se nuk e di se çka i ka ardhur nga Këshilli Gjyqësor.
“Ti nuk e ke të qartë dhe nuk po e dinë cka të ka ardhë nga Këshilli Gjyqësor. Ti ke dalë jashtë ligjit. Na sjell të gjitha dokumentet dhe pastaj e analizojmë”, ka deklaruar ai.
Buleshkaj i ka replikuar shkurt.
“Zyra për certifikim e ka një kompetencë të cilën e ushtron”, tha ai.
Buleshkaj u kërkoi anëtarëve të KQZ që kërkon nga ta që rekomandimi i zyrës të shyqrtohet.
“Nëse keni nevojë per shkresa shtesë”, ka thënë ai.
E lidhur me këtë Alim Rama anëtar i KQZ nga VV ka dekalaruar se po sheh tendencë që të shtyhet ky proces zgjedhor.
“Vetë fakti që shtyhet është e pa pranushme është praktikë që kurr ska ndodh në KQZ. Unë po shoh tendencë që të shtyhet procesi zgjedhor nëse nuk i certifikojmë sot. Nuk mundemi me dalë nga mbledhja pa e votu rekomandimin sepse cënohen gjithë hapat per plan operacional. Cdo vonesë ndikon në procesin zgjedhor” ka deklaruar ai.
Kurse Sami Kurteshi po ashtu nga VV ka thënë se KQZ-ja po kërkon nga kjo zyre dokumente qe janë të ndaluara sepse përmbajnë të dhëna personale.
“Këtu po kërkohen dokumente që nuk janë punë e KQZ. Propozoj që rekomandimi i zyrës të votohet të shkojmë mëtutje dhe të hapen të gjitha komunikimet që janë mbajtur në KQZ të publikohen, edhe thirrjet telefonike. Nuk kam asgjë kundër. E ftoj AKI dhe policinë që së pari telefonin tim ta kontrollojnë dhe të shohin të gjithë komunikimin. Unë jam për transparencë të plotë për këtë çështje”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, Arianit Elshani nga PDK i kërkoi prapë ato.
“T`i japim kohë zyrës dy orë që të na sjellë ato dokumente t`i kemi para vetes e pastaj diskutojmë. Na sillni shkresat, sepse nuk mundemi me u vonu”, u shpreh ai.