Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur sot futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor.
Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën.
Ai e ka falënderuar Ademin për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve.
Ai ka thënë që qysh moti e ka bërë këtë zgjedhje, ngase zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim ta japë kontributin e tij për Kosovën.
Ndërkaq, krerët e FFK-së e përgëzuan futbollistin për vendosmërinë e tij për ta përfaqësuar vendin e origjinës dhe për të kontribuuar në ngritjen e mëtejme të futbollit të Kosovës.
Ata i dëshiruan Bytyqit mirëseardhje në familjen dardane, duke i uruar suksese në vazhdimësi.