×
  • Lajme
  • Lajme

    Zymberi: Mbajtja e pozitës së U.D. për më shumë se dy mandate është e tepërt me u komentuar e lëre me qenë e drejtë

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi për Front Online ka dhënë kritika ndaj praktikës së emërimeve të zyrtarëve të lartë publikë në pozitën e ushtruesit të detyrës (U.D.) për periudha të zgjatura, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

    “Përgjigjen e ke. Përgjigja është shumë e ditur,” tha ai, duke lënë të kuptohet se çështja është e qartë për këdo që njeh legjislacionin në fuqi.

    Ai shtoi se autoritetet aktuale po tentojnë të kufizojnë edhe mandatet e zyrtarëve të përzgjedhur përmes konkurseve të rregullta, e jo vetëm të atyre të emëruar si U.D.

    “Tash këta po mundohen me kufizu edhe mandatin kur ti merresh në konkurs, e lëre më me U.D me vazhduar dy mandate.” tha Zymberi.

    Në këtë kontekst, kryetar i SSHCK përmendi edhe kthimin për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit për Zyrtarët Publikë, i cili synon të vendosë kritere të qarta për mandatin dhe përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve publike.

    “Derisa Ligji për Zyrtar Publik, i riu i cili është kthyer nga GJK prapa, i cili mandaton pozitat e zyrtarëve publik, provon me i mandatu dhe me i zgjedhë profesional dhe me vazhduar me mandate të caktuara…” potencoi ai për Front Online.

    Ai vlerësoi se zgjatja e ushtrimit të detyrës përtej dy mandateve e cenon rëndë parimin e profesionalizmit dhe konkurrencës së drejtë.

    “Tashmë vazhdohet me 2+2 ose 4+4 me U.D – kjo është e tepërt për me komentua, e lërë me qenë e drejtë.” deklaroi Zymberi, kryetar i SSHCK.

    Nga Rubrika
    Kronika31 Maj 2025
    Në Ferizaj janë arrestuar dy motra, pasi të njëjta janë fjalosur mes vete dhe më pas kanë sulmuar njëra – tjetrën. Policia...
    Kronika31 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se të premten më datë 30 maj, në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga...
    Kronika31 Maj 2025
    Një vajzë është raportuar e zhdukur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Babai i saj në polici ka raportuar se vajza...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Edhe pak ditë bëhen 4-muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, përderisa Kosova ende nuk e ka konstituar Kuvendin. Sot bëhen...
    Lajme31 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik....
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.