Salih Zyba, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Front Online, ka shprehur shqetësimin se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të jetë pasoja e radhës për Kosovën nga vazhdimi i dialogut me Serbinë.
LEXO EDHE: Nënkryetari i LDK-së dyshohet se jashtëligjshëm ia dha vëllait pronën e Komunës për gurëthyes
“Këto negociata që tashmë janë kopje të disa negociatave paraprake apo me pasoja tënjëjta e për më keq edhe pa këtë mandat që duhet qytetar, këto negociata e kanë një rrezik tëradhës. Në të kaluarën kanë dhënë historinë, kulturën , identitetin tonë të lashtë fetar por edhe pasurinë që u ka takuar atyre objekteve dhe kanë krijuar komuna të reja, sot është një proces tjetër përmesZajednicës që ne e kundërshtojmë me çdo kusht dhe kjo është pasojat e radhës që mund t`i krijojë ky proces aktual./Front Online/