×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zvogëlimi i shtesave, pensionistët e Kosovës paralajmërojnë greva e protesta

    FrontOnline
    24 Prill 2021

    Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka bërë kërkesë me shkrim për takim  me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave dhe Transferve, Hekuran Murati.

    Kajtazi, ka sqaruar se kanë kërkuar takim urgjent me të dy pas vendimit të Qeverisë për mosvazhdimin e dhënies së shtesave për këtë kategori.

    Madje, Kajtazi këtë vendim të Qeverisë e ka quajtur të papritur. Sipas tij, që më shumë se 20 vjet ata janë anashkaluar dhe nënçmuar nga institucionet.

    Sipas tij, nëse vazhdohet ky trend nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të marrim masa për grevë dhe protesta.

    “Ky vendim ka qenë i papritur për faktin se në Kosovë janë 180 mijë pensionistë prej tyre janë 140 mijë pensionistë bazik që marrin pension social. Kështu që ky vendim ka ndikuar shumë në disponimin e tyre edhe ata mbesin të zhgënjyer me këtë vendim. Ndoshta qeveria ka menduar që për një kohë të gjatë me ngrit ne 10 euro. 10 euro nuk është kurrfarë vlere te pensionistët bazik për shkak se i kanë 90 euro shtohet edhe 10 euro ajo nuk është bazë për jetën e tyre”.

    “Pra vendimi ka qenë pak i papritur. Unë kam kërkuar kontakt sa më të shpejtë me kryeministrin dhe ministrinë e Financave dhe Transfereve që të na dhënë përgjigje dhe ne do t’i përgjigjemi se ky vendim është i papranueshëm, zhgënjyes dhe nuk ka bo zgjedhje të pensionistëve veçmas atyre bazik. Ne kemi dërguar edhe shkresë me shkrim, por presim që nuk do të injorohen pensionistët sepse për 22 vjet janë të anashkaluar dhe të nënçmuar”.

    “Tash pensionistët janë harruar dhe nuk bëjnë mirë kjo qeveri mi lanë pensionistët në këtë gjendje. Ne ju kemi ik protestave por kemi ardhur në një pozicion se ata nuk janë duke na kuptuar. Nëse vazhdohet ky trend ndaj kujdesit të pensionistëve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të marrim masa deri te protesta dhe greva”, shtoi Kajtazi, për EO.

    Ai tha se Pensionistët janë në gjendje të vështirë  materiale dhe psikike.

    “Pensionistët janë në gjendje të vështirë edhe materiale dhe psikike. Ata kanë sëmundje përdorin barna dhe nuk kanë mjete sa duhet për t’i blerë, sidomos tash në kushte të pandemisë sepse 90 euro nuk ju dalin kurgjo”, tha ai.

    Kajtazi theksoi se derisa nuk miraton Ligjin për sigurime pensionale invalidore, çështja e pensionistëve do të mbetet pezull dhe e pazgjidhur.

    “Derisa Qeveria nuk miraton Ligjin për sigurime pensionale invalidore çështja e pensioneve nuk është e zgjidhur dhe është i vetmi rast në Evropë që një shtet është pa ligjin për sigurime pensionale invalidore. Derisa ky ligj nuk miratohet çështja e pensioneve është pezull dhe nuk është e zgjidhur”.

    Kurse ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi i Qeverisë paraprake pas muajit prill nuk kishte planifikuar vazhdimin e dyfishimit të ndihmës sociale dhe shtesat prej 30 eurosh për pensionistët që marrin më pak se 100 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.