Zvicra ka regjistruar 1172 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa po ashtu si pasojë e COVID-19 kanë vdekur edhe dy persona, raporton Autoriteti Zviceran i Shëndetësisë (BAG).
Numri total i të infektuarve në Zvicër ka arritur në 58.881, ndërsa i të vdekurve në 1791.
Shifrat e të infektuarve janë duke u rritur në Zvicrës. Po ashtu edhe në Austri po vazhdon të shtohen rastet me koronavirus.
Është regjistruar rekord ditor prej 1209 rasteve, duke e kaluar shifrën 1050 raste të vendosur më 26 mars. Më tepër se gjysma e tyre, 613 janë nga kryeqendra Vjena.
Rekorde ditore po shënohen në shumë vende të Evropës, por edhe nëpër botë. Ministria e Shëndetësisë së Iranit, po ashtu ka raportuar për rekord të rasteve të reja, 4392 në 24 orët e fundit.