Zvicra ka regjistruar statistikat e reja të infeksioneve me koronavirus.
Infeksionet me koronavirus në Zvicër u rritën me 17,309 raste që nga e Premtja, tregojnë të dhënat nga autoritetet shëndetësore zvicerane, raporton Reuters.
Rastet totale të konfirmuara në Zvicër dhe principatën fqinje Lihtenshtajni u rritën në 229,222 dhe numri i të vdekurve u rrit me 169 në 2576.
Shtrimet në spital në Zvicër u rritën me 536 në 9,205 ndërsa qeveria vendosi personelin e ushtrisë për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor të ngutshëm për të përballuar rritjen e pranimeve.