Festivali që bën bashkë shumicën e artistëve shqiptar në Cyrih këtë vit nuk do të mbahet, shkruan FrontOnline.
Qeveria ka tërhequr lejën për mbajtjen e këtij festivali, ku numri i vizitorëve arrin në 20 mijë. Arsyeja sipas tyre është situata e krijuar me Covid-19.
“Gjetjet nga gjurmimi i kontakteve të Kantonit të Cyrihut si dhe përditësimi i Task Forcës së Shkencës Covid tregojnë se të kthyerit nga Ballkani gjatë pushimeve janë infektuar me Covid-19 më shumë se mesatarja”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Kujtojmë se “Alba Festival” mbahet çdo vit në Kantonin e Cyrihut dhe përformojnë artistë të ndryshëm shqiptar./FRONTONLINE/