×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicra në alarm për mot ekstrem, niveli më i lartë i rrezikut në Valais

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Autoritetet zvicerane kanë shpallur nivelin më të lartë të rrezikut për shkak të motit ekstrem që pritet të godasë vendin nga e marta pasdite deri të enjten. Sipas MeteoSwiss, reshje të dendura shiu dhe bore do të prekin shumë rajone, me kantonin e Valais në epiqendër të alarmit, shkruan 20minuten.

    Në luginën e sipërme të Saas dhe rajonin jugor të Simplon-it është shpallur niveli 5 i rrezikut – më i larti sipas klasifikimit federal. “Rritje ekstreme e nivelit të ujit të lumenjve dhe liqeneve, përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe rrjedhje mbeturinash janë shumë të mundshme,” paralajmëroi shërbimi zyrtar i motit, transmeton albinfo.ch.

    Niveli 4 i rrezikut është shpallur për Luginën e Epërme të Materit dhe Luginën Binn, ku pritet një rritje e menjëhershme e ujërave dhe rrezik i lartë për përmbytje të lokalizuara.

    Mot i ashpër pritet edhe në Zvicrën perëndimore, ku stuhitë do të sjellin reshje intensive dhe aktivitet të dendur rrufesh. Moti do të përkeqësohet nga e marta në orën 16:00 deri rreth orës 22:00, me ndikim të madh në trafikun rrugor dhe potencial për ndërprerje energjetike.

    Pavarësisht përkeqësimit të motit, fundjava pritet të sjellë një lehtësim të përkohshëm me rritje të lehtë të temperaturave dhe intervale me diell. Megjithatë, të dielën priten reshje të reja, kryesisht në jug dhe në Zvicrën qendrore, shkruan 20minuten.

    Qeveria federale u bën thirrje qytetarëve të ndjekin me kujdes paralajmërimet dhe udhëzimet e autoriteteve për të shmangur rrezikun e lartë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin suedez të Uppsalas të martën. Lajmin e ka konfirmuar policia lokale,...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Vitin e kaluar ka pasur një rënie prej 8%. Verërat zvicerane u prekën veçanërisht, me një rënie prej 16%. Në Zvicër njerëzit...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Zelanda e Re është goditur nga një tërmet i fortë. Siç njofton Instituti Amerikan i Gjeologjisë, fuqia e dridhjes ishte 6.2 shkallë...
    Të tjera
    Vip29 Prill 2025
    Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Vitin e kaluar ka pasur një rënie prej 8%. Verërat zvicerane u prekën veçanërisht, me një rënie prej 16%. Në Zvicër njerëzit...
    Lajme29 Prill 2025
    Ish deputeti i listës “Guxo”, Burim Meta, ka dal me një reagim kundër Isa Mustafës, pasi ky i fundit u shpreh se...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Zelanda e Re është goditur nga një tërmet i fortë. Siç njofton Instituti Amerikan i Gjeologjisë, fuqia e dridhjes ishte 6.2 shkallë...
    Lajme29 Prill 2025
    Mendimi për motin – 29.04.2025 Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditën e mërkurë. Orëve të pasdites përreth zonave malore zhvillohen...
    Vip29 Prill 2025
    Artistja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka bërë bujë në rrjet, kësaj here përmes një komenti thumbues në platformën Threads, ku ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.