Kampionët aktual të botës janë mposhtur nga Zvicra pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja në fushë nuk solli fitues duke u mbyllur me rezultat 3:3.
Zvicra e nisi mirë ndeshjen kur edhe kaloi në epërsi në minutën e 15-të me Haris Seferovic. Më ketë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, derisa spektakli ka ndodhur në fraksionin dytë.
Ka qenë Zvicra prapë që e ka nisur me mirë pjesën e dytë kur e fitoi një penallti por që dështoi të shënoj Rodriguez, dhe nga ky minutë gjithçka ka folur në favor të Francës që përmbysën rezultatin duke shënuar tre gola. Dy here realizoi Benzema dhe një herë Pogba.
Mirëpo, për ta bërë finishin më dramatik u kujdes Seferovic e Gavranovic që shënuan dy gola për rezultatin 3:3.
Edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën fitues, çka u desh që nata e gjatë të mbyllet përmes penalltive e ku më të saktë ishin zviceranët derisa fytyra tragjike ishte Mbappe që e humbi penalltinë e fundit.
Në çerekfinale Zvicra do të ndeshet me Spanjën