×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zvicra ka nevojë urgjente për mjekë e infermierë, ky është apeli dramatik i Spitalit të Gjenevës

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Në Kantonin e Gjenevës, Spitali Universitar (HUG) ka nevojë urgjente për personel shtesë për shkak të rritjes së shpejtë të pranimeve në spital, si pasojë e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, shkruan Agjencia e lajmeve SDA.

    Të dielën spitali ka bërë një thirrje për ish-punonjësit në pension dhe ata me pushime të papaguara, që t`i kthehen punës, transmeton albinfo.ch.

    Menaxhmenti i klinikës po kërkon menjëherë vullnetarë për të marrë përsipër detyra mjekësore, infermierore ose administrative, bën të ditur klinika.

    Mjekët dhe infermierët shtesë për njësitë e kujdesit intensiv, janë të nevojshmëm që të përforcojnë dhe lehtësojnë ekipet ekzistuese në spital.

    Duket shumë e mundshme që numri kulmor, prej 550 pacientëve të shtruar për Covid-19, i cili qe regjistruar gjatë valës së parë të sëmundjes në pranverë, do të tejkalohet në ditët në vijim”, përcjell albinfo.ch. Kështu  citohet të ketë thënë në apelin e përmendur, drejtori i Përgjithshëm i HUG, Bertrand Levrat.

    “Ne supozojmë se numri i shtretërve dhe profesionistëve të nevojshëm për t’u kujdesur për pacientët nga Covid-i dhe sëmundjet tjera do të jetë shumë më i lartë sesa ai që kemi parë këtë pranverë”.

    Spitali Universitar i Gjenevës ka njoftuar javën e kaluar për masat që paraqiten të nevojshme.

    Ashtu si në pranverë, spitali do të shndërrohet në një klinikë të specializuar për pacientë me Covid-19. Ndërkohë, përveç për Covid-19, këtu do të kryhen vetëm operacione urgjente. Në pranverë qe punësuar po ashtu staf shtesë prej 400 personash.

    Autoritetet shëndetësore të Gjenevës të mërkurën kanë hprehur frikën se do të mbingarkohen nga fluksi i pacientëve, përcjell albinfo.ch. Ata druajnë se do t`u duhet të vendosin se cilin person të trajtojnë dhe cilin ta lënë në fatin e tyre.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.