Zvicra ia del të kualifikohet. Nati edhe pse nuk luajti të hënën, u kualifikua në 1/8 e finaleve në Euro 2020. Kjo është hera e dytë radhazi që kualifikohet në këtë fazë, njëherësh edhe suksesi më i madh për zviceranët, shkruan albinfo.ch.
Zvicra përfundoi në vendin e tretë në Grupin A. Katër vendet e treta nga gjashtë grupe kualifikohen tutje. Në Grupin B, Finlanda është e treta me tri pikë dhe në Grupin C, Ukraina me tri pikë.
Kështu, Zvicra la pas këto dy kombëtare dhe siguroi fazën e ardhshme të garave, derisa do të mësojë kundërshtarin e ardhshëm.
Zvicra të dielën mundi Turqinë 3:1, me dy gola nga Xherdan Shaqiri.