Dikush ëndërron të fitojë, por ka edhe të atillë që edhe kur fitojnë lotarinë, nuk lajmërohen. Një rast i tillë ndodhi në Zvicër
Dikush ka humbur një fitim të lotarisë prej një milion frangash.
Një biletë fituese u ble në Muri në kantonin Bern më 25 prill, pak para orës 17:00. Pronari i biletës nuk u lajmërua asnjëherë, dhe tani koha ka skaduar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Paratë do të shkojnë në fondin e përgjithshëm për qëllime të mira.
Vitin e kaluar më shumë se 13 milionë franga ishin të pakërkuara – por kjo është kryesisht për fitime të vogla, për të cilat njerëzit nuk u shqetësuan.