Të huajt e pranuar në mënyrë të përkohshme duhet të jenë në gjendje të sjellin familjet e tyre në Zvicër. Ndryshe nga Dhoma Nacionale (e madhe), Dhoma e Kantoneve (Senati) hodhi poshtë një mocion nga SVP të mërkurën me 20 vota Kundër 18 Pro dhe 4 Abstenime pas një debati të gjallë.
Teksti i mocionit të sjellë nga Esther Friedli (SVP/SG) do të ndalonte bashkimin familjar për të huajt e pranuar në Zvicër mbi baza provizore. Efekti i vetëm i mocionit është vënia e disa familjeve në një situatë pasigurie në Zvicër. Po flasim për një mesatare prej rreth njëqind personave në vit që bashkohen me bashkëshortin e tyre, 94% e të cilëve janë gra dhe fëmijë, kritikoi Pierre-Yves Maillard (PS/VD).
Mocioni është i qartë: Këshilli Federal duhet të sigurojë që askush nga të pranuarit përkohësisht të mos mund të sjellë familjen e tij. Kjo është krejtësisht kundër Kushtetutës, tha ministri i Drejtësisë, Beat Jans. Aktualisht, rregullat janë të rrepta. Zvicra është tashmë më e rreptë se shumë vende evropiane./albinfo.ch