Korportata Energjetike e Kosovës ka shpallur një tender në vlerë gati 1 milion euro për zhdukjen e zvarranikëve nga hapësirat e kësaj ndërmarrje.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ky tender përfshin shërbimet për deratizim, dezinfektim dhe dezinsektim, si dhe zhdukjen e zvarranikëve në hapësirat e KEK’ut.
“Lënda e kontratës është ofrimi i shërbimeve nga Kontraktuesi i shërbimeve në vijim shërbime për deratizim, dezinfektim dhe dezinsektim dhe zhdukjen e zvarranikeve ne hapësirat e KEK Autoriteti kontraktues ka përcaktuar sasinë e përafërt për 3 ( tri vite) për shërbime për deratizim 953262 m2, dezinfektim 2990060 m2 , dezinsektim 2158714 m2 dhe zhdukjen e zvarranikeve 1344776 m2 ne hapësirat e KEK. Kontrate kornizë 36 muaj”, thuhet në njoftimin e publikuar në e-prokurim.
Kohëzgjatja e marrëveshjes është për 36 muaj, kurse vlera e përgjithshme e saj është 998 mijë e 697 euro e 65 centë.
Për të kryer këto shërbime ishin pranuar ofertat e katër kompanive, por që në fund fituese është shpallur kompania “DDD SH.P.K”.
Konrata është dhënë më 29 dhjetor të vitit të kaluar, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet nesër.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet tutje në njoftim.