×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/Sekretarja e NATO-s: Pas formimit të qeverisë së re, duhet progres në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe procesit paszgjedhor në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Ajo deklaroi se NATO nuk ndërhyn në politikën vendase, por pret një qeveri funksionale dhe përparim në dialogun me Serbinë, të cilin e sheh si thelbësor për stabilitetin rajonal.

    “Në përgjithësi kemi kaluar në një situatë të paqëndrueshme dhe kur ka zgjedhje ne rajon, sikur këto, duhet t’i kushtohet një rendis të veçantë. Por, fatmirësisht zgjedhjet kaluan dhe nuk kishte ndikimin direkt në stabilitet. Është e qartë që qytetarët t ushtronin të drejtën e tyre të votës dhe tani definitivisht është procesi pas zgjedhje që ka rëndësi më së shumit. Por kjo nuk është diçka që NATO as ndërhyn e as ndikon. Ne presim që të zgjedhet qeveria që përfaqëson institucionet e Kosovës.

    Dhe në fakt ne duam lëvizje në çështjen e dialogut, progres në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne besojmë që ky është investim i duhur në stabilitetin e mëtutjeshëm të rajonit”, ka thënë Shekerinska.

    Për sa i përket sigurisë, Shekerinska rikujtoi se NATO ka rritur numrin e trupave të KFOR-it si përgjigje ndaj disa ngjarjeve – si sulmi terrorist në Basnjskë të Zveçanit.

    “Ajo çfarë kemi bërë prej diçka incidentesh që ndodhën në Kosovë, është sigurisht që të shtojmë trupat tonë të KFOR-it. Dhe kjo mendoj që flet shumë rreth përkushtimit të NATO, investimet që jemi atje dhe të përkrahim dialogun politik”, ka shtuar zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s.

    Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, Shekerinska theksoi se kjo është një çështje që kërkon progres të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

    “Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në NATO, kjo në fakt është fazë tjetër dhe për këtë me të vërtetë na duhet të shohim progres në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Prandaj edhe e përkrahim dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duam të ecim përpara dhe të diskutojmë çështje që janë në interes të të gjithëve në rajon”, ka theksuar zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Nënkryetarja e LDK’së Doarsa Kica-Xhelili, e ka mbështetur kryetarin e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, sikurse nënkryetarët e tjerë, në mesin e kritikave...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në media u raportua se asnjë...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje shefes së Bashkimit Evropian të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë, ku humbën jetën 59 persona, janë intensifikuar kontrollet në klubet e natës në Tiranë për masat...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i bashkisë Berat Ervin Demo ishte prezentë në rrugën...
    Lajme18 Mars 2025
    Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka dalë në mbrojtje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit u kontestua nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.