Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar sot Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka deklaruar se gjatë vitit 2021 pritet që ekonomia të ketë një rritje prej 5.2%.
Ai tha se në vitin 2021, te shpenzimet është edhe programi për Rimëkëmbje ekonomike, në shumën prej 182 milionë euro.
Krasniqi ka sqaruar se buxheti është përgatitur në koordinim me FMN-në.
“Me rishikimin e kufijve buxhetor që kanë ndodh për vitin 2021-2023, ne mendojmë qe si ministri që kemi përgatitur një projektligj që është gjithëpërfshirës dhe i përgjigjet sfidave që kemi para neve”, ka thënë ai.
Sipas tij, projektligji është përgatitur në koordinim me FMN-në, dhe është përgatitur brenda rregullave.
“Ne vlerësojnë që ekonomia në vitin 2021 do të rritet me një normë prej 5.2%. Edhe në vitin 2021 te shpenzimet është programi për rimëkëmbje ekonomike ku është aprovuar një shumë prej 182 milionë euro, ku një pjesë është e destinuar për sektorin e shëndetësisë”, shtoi ai.